Kombëtarja ia feston ditëlindjen talentit kosovar

Qendërmbrojtësi nga Kosova i Partizanit të Tiranës, Amir Rrahmani, e ka festuar sot ditëlindjen e 21-të.

Kombëtarja U-21  ka menduar për ish-futbollistin e Ramiz Sadikut e Drenicës, teksa ia kanë festuar ditëlindjen me një tortë.

Sigurisht se nuk kanë munguar as fotografitë e përbashkëta.

Amiri vitin e kaluar u bë pjesë edhe e Kombëtares së Shqipërisë e drejtuar nga Gianni De Biasi, teksa së fundmi është grumbulluar me ekipin U-21 të drejtuar nga Skënder Gega për disa përgatitje.