Kombëtarja e Anglisë lanson një lajm të madh para Botërorit, ”Rusia 2018”

Anglia ka konfirmuar dy miqësore para Kupës së Botës, ”Rusia 2018”, transmeton ”GazetaOlle.com”.

”Tre Luanët” do të përballen me Nigerinë në ”Wembley Stadium” të shtunën, më 2 qershor të këtij viti..

Më pas, Gareth Southgate me lojtarët e tij d të përballet me Kosta Rikën në ”Elland Road”, të enjten, më 7 qershor.

Të dyja ndeshjet do të jenë një provë për të gjithë lojtarët në përgatitjet para turneu në RUsi.

nintchdbpict000374605617

Dhe lajm pozitiv është për tifozët e futbollit në veri, të cilët e kanë më të vështirë t’i ndjekin idolët e tyre.

Anglia, e cila është në grup të Kupës së Botës me Tunizinë, Panamanë dhe Belgjikën, është përballur me Nigerinë edhe dy herë më parë.

Një gol nga David Platt ia siguroi fitoren, 1-0 në ”Wembley” në vitin 1994, para se të dyja Kombëtaret të përballeshin në vitin 2002 në Kupën e Botës, ku rezultati final ishte 0-0.

Nigeria, e cila e ka fituar Kupën Afrikane të Kombeve tri herë, gjithashtu janë duke u përgatitur për Botërorin e këtij viti, ku do të marrin pjesë për herë të gjashtë. /Gazeta Olle/

Anglia