Kombëtarja austriake vlen 83 milion euro më shumë se ajo e Shqipërisë

Deri tani janë zhvilluar gjashtë ndeshje mes Austrisë dhe Shqipërisë në intervalin kohor 1980-1987, prej të cilave Shqipëria i ka humbur të gjitha, me rezultat të përgjithshëm 1:17.

Megjithatë tani sendet kanë ndryshuar: të dyja klubet synojnë fitoren, që do ngritë moralin përpara KE 2016.

Vlerat monetare të dy kombëtareve

Shqiptari me kontratën më të madhe është Elseid Hysaj, Napoli, me nëntë milion euro, ndjekur nga portieri, Etrit Berisha, Lazio, me katër milion euro. Vlera e përgjithshme e gjithë kaderit është 42.53 milion euro.

Në anën tjetër vlera e lojtarëve të kombëtares austriake është 125,65 milion euro: 83.12 milion më shumë sesa ajo e Shqipërisë.

Vlerën më të madhe e kanë David Alaba, 45m euro dhe Aleksandar Dragovic (13).

Por kjo nuk do të thotë asgjë: Kombëtarja që fitoi Portugalinë 1:0 dhe solli barazimin në Danimarkë (0:0), mund ti marrë pikë edhe Austrisë në Vjenë