Kombëtarja arrin në Ishujt Faroe, i ndodh një befasi e këndshme në hotel

Pas një udhëtimi bukur të gjatë me aeroplan, Kombëtarja e Kosovës a ka arritur në Ishujt Faroe përkatësisht në qytetin Torshaun, ku u akomodua në “Foroyar”.

FFK bënë me dije se kombëtarja u befasua me të hyrë në hotel.

“Ku do që shkohet nëpër botë me thotë mendja se çdo cep të botës gjenden shqiptarë. Kështu ishte edhe sot kur në hyrje të hotelit një çift me fëmijët e veshur  me flamurin e Kosovës u dëshirojë mirëseardhje dhe ky kishte një sihariq i mirë”,thuhet në njoftimin e FFK-së, raporton Gazeta Olle.

Ndërkaq, presidenti i FFK-së Agim Agim Ademi i falënderojë që kanë marrë mundin të vijnë këtu në mbështetje të Kombëtares sonë si dhe bëri një fotografi me fëmijët.

Pasdite në orën 17.30 sipas kohës lokale përzgjedhësi i Kombëtares Bernard Chalandes do të mbajë konferencë për media, ndërsa Kombëtarja në orën 18.00 do të mbajë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.