Kombëtarja A sot përballet me Bjellorusinë

Kombëtarja A në futsall është akomoduar në Bjellorusi, aty ku do t’i zhvillojë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin botëror. Ndeshjen e parë të përzgjedhurit e Ramadan Cimilit do ta zhvillojnë sot në orën 18:30 kundër skuadrës nikoqire të kualifikimeve të Grupit B, Bjellorusisë.

Një ditë më pas Kosova do të përballet me Norvegjinë, në orën 17:00, derisa ndeshjen e tretë e zhvillon më 2 shkurt kundër Andorës, në orën 9:15.

Dy skuadrat e para në renditje kalojnë në rrethin e ardhshëm kualifikues. Kombëtarja jonë, para udhëtimit në Bjellorusi, ka qenë e grumbulluar në Gjakovë, ka stërvitur për një javë rresht në mënyrë që të jetë sa më e përgatitur për këtë cikël kualifikues.

 

Lista e lojtarëve

Alfred Prenqi

Jeton Rukovci

Taulant Rusinovci

Drilon Paçarizi

Arbër Dobroshi

Vahid Krasniqi

Mërgim Dervishaj

Shpend Brahimi

Oso Gjinovci

Bajram Ramadani

Fadil Goli

Dardan Topilla

Nexhip Selimi

Ramadan Alaj

 

Përzgjedhës: Ramadan Cimili

Trajner: Suad Keçi