Kololli dhe Kryeziu e nis nga fillimi, formacionet zyrtare: Zurich – Napoli

Zurich i Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziut do të luajnë sonte ndaj Napolit të Elseid Hysaj në UEFA Europa League. 

Për Zurichun do të të startojnë dy lojtarët me origjinë kosovare, Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli, përcjell GazetaOlle.

Edhe mesfushori i talentuar, Tomi Domgjoni ka startuar që nga fillimi për këtë ndeshje.

Për Napolin mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj është lënë stol.

Zurich XI: Brecher; Nef, Bangura, Maxso; Kharabadze, Domgjoni, Kryeziu, Untersee; Winte, Odey, Kololli.

Napoli XI: Meret; Ghoulam, Koulibaly, Maksimovic, Malcuit; Callejon, Allan, Ruiz, Zielinski; Milik, Insigne. /GazetaOlle/