KOK-u përzgjodhi 10 bursistë për Shpresa Olimpike 2019

Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës në mbledhjen e 28-të, të mbajtur sonte ka bërë përzgjedhjen e 10 sportistëve të rinj, të cilët do të përfitojnë bursa si Shpresa Olimpike 2019 nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport, bazuar në Rregulloren nr.03/2013.

Përzgjedhja e tyre është bërë pas propozimeve të dërguara nga federatat dhe bazuar në rezultatet e arritura në garat vendore dhe ndërkombëtare, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Listës prej 10 sportistëve iu prijnë dy xhudistët: Erza Muminoviq, medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike për të Rinj, Buenos Aires 2018, njëherit kampione e Evropës për kadete (U-18), si dhe Shpat Zeja, nënkampion i Evropës për junior (U-20).

Dy sportistë u përfshinë edhe nga atletika: Muhamet Ramadani dhe Albina Deliu. Sportistët e parë do të marrin bursa nga MKRS në vlerë 150 euro në muaj për gjatë tërë vitit 2019.

10 sportistët që do të përfitojnë bursa nga MKRS në vlerë 150 Euro si Shpresa Olimpike 2019
1. Erza Muminoviq (xhudo)
2. Shpat Zeka (xhudo)
3. Muhamet Ramadani (atletikë)
4. Betim Maliqi (karate)
5. Patriot Behrami (boks)
6. Dren Ukimeraj (not)
7. Arlind Selimi (mundje)
8. Arbi Pupovci (skitari)
9. Albina Deliu (atletikë)
10. Fatih Karabaxhaku (pingpong)