Koha shpall më të mirë e vitit

Grupi KOHA vazhdon traditën e shpalljes së sportistëve më të mirë të vitit, por edhe nderimin e atyre që kanë dhënë shumë për sportin në periudha të ndryshme.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Dardan Berisah ishin fituesit më të mëdhenj në ceremoninë “Sportisti i vitit 2015”, që ishte hera e 17-të që KOHA shpërblen sportistët që u dalluan gjatë vitit.

Edhe sivjet më të mirët u zgjodhën nga juria profesionale në përbërje:

Linda Shala – kryetare e jurisë

Ramiz Krasniqi – trajner futbolli

Shqipe Kçiku – ish-volejbolliste – profesoreshë

Kemajl Goca – gazetar

Art Kuqi – gazetar si dhe dy anëtarët e jurisë nga redaksitë e sportit

Bujar Mehmeti nga Kohavisioni

Tahir Sopi nga Koha Ditore

Kjo juri shpërbleu Sportisten më të mirë të re të vitit, Sportistin më të mirë të ri të vitit, Klubet më të suksesshëm në dy konkurrencat, Sportisten e Viti, Sportistin e Vitit. Çmimet tjera ishin nga redaksitë e Grupit KOHA.

Këta ishin fituesit e ceremonisë “Sportisti i vitit 2015” nga Grupi KOHA:

1. Sportistja më e mirë e re e vitit 2015 – Distria Krasniqi (Xhudo)
2. Sportisti më i mirë i ri i vitit 2015 – Akil Gjakova (Xhudo)
3. Sportisti i vitit sipas votimit në internet, në portalin koha.net – Majlinda Kelmendi (Xhudo)
4. Mirënjohje Post-Mortem – Gani Ajeti, gazetar
5. Klubi më i suksesshëm kosovar i vitit 2015 (konkurrenca e femrave) – Shqiponja (Hendboll)
6. Klubi më i suksesshëm kosovar i vitit 2015 (konkurrenca e meshkujve) – Sigal Prishtina (Basketboll)
7. Punëtori më i mirë sportiv në vitin 2015 – Driton Kuka (Trajner i xhudos)
8. Mirënjohja e veçantë për vitin 2015 – KOK dhe Ferronikeli
9. Mirënjohja për vepër jetësore – Masar Nixha (Trajner)
10. Sportistja e vitit 2015 – Nora Gjakova (Xhudo)
11. Sportisti i vitit 2015 – Dardan Berisha (Basketboll)
12. Çmim i veçantë 2015 – Majlinda Kelmendi (Xhudo)

KOHA ka nderuar me çmim të veçantë sportisten më të mirë të vendit, Majlinda Kelmendi. Ajo barti flamurin e Kosovës në Lojërat Olimpike Verore në Baku edhe pse nuk garoi për shkak të lëndimit. Ajo pas shërimit u rikthye duke mbrojtur titullin e fituar në Grand Prix një vit më parë. Për nder të saj me iniciativë të Grupit KOHA nga PTK-ja janë shtypur 500 pulla postare në vlerë prej 1 euro.

KOHA traditën e shpërblimit për më të mirët e vitit e ka nisur që në vitin 1997. Ishte atleti Zijadin Kryeziu që u shpall më i miri i atij viti.