Klubi që e kishte fushën më të keqe në Superligë, së shpejti bëhet me stadium modern

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka dhënë edhe një lajm të rëndësishëm për futbollin e Kosovës.

Ai ka thënë që shumë shpejtë stadiumi i Hajvalisë do të jetë i gatshëm.

Stadiumi i Hajvalisë ka nisur të ndërtohet tash e një kohë të gjatë.

“Kisha dëshiruar ta kem të përfunduar kampin nacional dhe zyret e reja të FFK-së. Derisa nga komuna e Prishtinës kemi marrë një lajm të mirë pasi na është lejuar që ta përdorim stadiumin e KF Hajvalisë, i cili është duke u ndërtuar dhe në atë stadium përfaqësueset do t’i zhvillojnë disa nga stërvitjet për ta ruajtur stadiumin “Fadil Vokrri”, deklaroi Ademi për “2me1”.