Klubi kosovar tërhiqet nga garat, shkak kriza financiare

Futbolli kosovar mbetet pa një klub. Është skuadra e Ratkocit që është tërhequr nga garat e Ligës së Dytë – Grupi A, raporton Futbolli i Kosovës.

Arsyeja që Ratkoci është tërhequr nga garat janë kushtet e vështira financiare që e kishin kapluar klubin.

Ratkoci gjatë pjesës së parë të kampionatit ishte pozicionuar në vendin e 12-të në tabelë me 13 pikë.