Klubi kosovar dhuron gjak në kohë pandemie

Klubi i karatesë “Prishtina” i është bashkuar nismës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak dhe për të shpëtuar jetë.

Transfuzioni i Gjakut ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të dhurojnë gjak nëse munden dhe janë të shëndoshë, pasi ndihmojnë shumë në këtë kohë pandemie.

Kësaj nisje i është bashkuar edhe klubi i karatesë “Prishtina”, i cili ishte sot në objektet e Transfuzionit të Gjakut.

“Thirrjes sonë për të dhuruar gjak iu bashkua edhe klubi i karatesë ‘Prishtina’ Prishtinë. I falënderojmë për përkrahje”.

“Dhuro gjak, shpëto jetë në kohë pandemie”, thuhet në njoftimin e faqes së Transfuzionit të Gjakut.

Në anën tjetër, edhe faqja zyrtare e klubit të karatesë ka njoftuar dhënien e gjakut me anë të një postimi.

“Gjithmonë në shërbim të popullit. Dhuroni gjak, shpëtoni jetë!”, shkruan në postimin e faqes së klubit të karatesë “Prishtina”.

Thirrjes sonë për të dhuruar gjak iu bashkua edhe Klubi i Karatesë "Prishtina" Prishtinë I falenderojmë për përkrahje.Dhuro gjak, shpëto jetë në kohë pandemie ❣️

Gepostet von Transfuzioni i Gjakut – Kosovë – Faqja Zyrtare am Mittwoch, 13. Mai 2020