Klubi kosovar bëhet me kryesi të re, së shpejti emëron trajnerin

Klubi që ra nga Liga e Parë, Kika, është bërë me kryesi të re.

Kika ka bërë të ditur se klubin në vazhdim do ta drejtojë kryetari Naim Biqkaj.

Drejtor sportiv është zgjedhur Seidi Latifaj, derisa Suad Sermaxhaj do ta mbajë postin e sekretarit.

Në mes të tjerash, Kika ka bërë të ditur se në ditët e ardhshme do ta emërojë trajnerin e ri si dhe do të bëjë përforcime për edicionin e ri.

Ndryshe, në edicionin 2019/20, Kika do të bëjë gara në Ligën e Dytë.