Një rezultat i pabesueshëm ka ardhur nga Italia së fundi, ku skuadra e juniorëve nga Toscana fitoi 27:0 ndaj rivalëve të tyre të Maria Calcio.
Skuadra, Invictasauro ishte e pamëshirshme ndaj rivalëve të tyre duke bërë që rezultati në fund të jetë i papërballueshëm edhe për stafin drejtues të klubit, përcjellë Gazeta Olle.
Pas kësaj ndeshje, Presidenti i Invctasauro ka shkarkuar trajnerin e tyre Massimiliano Riccini.
Krejt kjo pasi drejtuesit e kësaj skuadre kanë ardhur në përfundim se skuadra kundërshtare nuk është respektuar dhe se klubi ka thënë se futbollistët e tyre duhet të ishin më edukuar ndaj moshatarëve të tyre.
“Ne ishim të tronditur me rezultatin e thellë. Kundërshtari duhet të respektohet gjithmonë dhe kjo nuk ndodhi sot. Si President sinqerisht i kërkoj falje klubit Marina, dhe dua të njoftojë se kam vendosur ta shkarkojë trajnerin Riccini. Trajnerët tanë kanë për detyrë të trajnojnë lojtarët e rinj, por mbi të gjitha t’i edukojnë ata”, tha Paolo Brogelli, president i këtij klubi.