Klubi i Tenisit, Peja shembull për të tjerët

Klubi i Tenisit Peja, është një ndër ekipet më të organizuara në Kosovë. Këtë gjë e dëshmojnë edhe sukseset e këtij ekipi.

Trajneri i moshave prej 6 deri në 14 vjet Kreshnik Arifi, ka komentuar sukseset e ekipit të tij duke treguar të arritur e këtij klubi.

“Suksesin më të madh e kemi arritur vitin e kaluar në turneun ndërkombëtar në Shkup për moshat deri në 10-vjet. Melos Nallbani ka fituar vendin e parë në konkurrencën e meshkujve. Ndërsa Aja Broqi, është plasuar deri në finale në konkurrencën e femrave. Gjithashtu kemi marrë pjsë edhe në një turne në Antalya”, u shpreh Arifi.
Sukseset e ekipit të Pejës nuk përfundojnë këtu. Në Kosovë, nga Federata e Tenisit të Kosovës, në shpalljen e lauratëve të viti klubi i Pejës, ka rrëmbyer tri çmime, Melos Nallbani, është shpallur tenisti më i mirë në kategorin e tij (tenisi i portokallt),Aja Broqi u shpall shpresa e vitit, ndërsa trajneri Kreshnik Arifi punëtori i viti.
Arifi së bashku me trajnerin tjetër Rifat Kasapollin, stërvisin kategoritë e reja prej 6 e deri në 14 vjet.

Trajneri Arifi zbulon se klubi i tenisit Peja, janë e vetmja skuadër që kanë kryesi. “Jemi i vetmi klub i tenisit në Kosovë, që kemi kryesi tv klubit, kryetar, sekretar arkatar dhe bordin”, u shpreh Arifi.

Problemi i vetëm me të cilin përballet ekipi i Pejës, ka të bëjmë me mungesën e terenave të mbyllura. “Problemin kryesor të cilin e kemi janë mungesa e tereneve të mbylluar dhe nuk po kemi mundvsi të stërvitemi edhe gjatë vjeshtës dhe dimrit, dhe kjo po e bënë që të kemi problem të ndjekim hapin me skuadrat e rajonit”, deklaroi Arifi.
Klubi i Tenisit Peja, pritet të bëhet edhe me dy terene të tjera. Sipas Arifit, kryetari i Komunës së Pejës, u ka premtuar që këtë vit do të ndërtohen edhe dy terene të tjera. “Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri na ka premtuar që këtë vit do të ndërtohen edhe dy teren të reja të tenisit premtim ky që pritet të realizohet dhe që ka gëzuar pa masë drejtusit e klubit tonë”, shpreh Arifi.
Ndryshe Arifi shpreson se me pranimin e Federatës së Tensit të Kosovës në Federatën Evropiane të Tenisit do të ketë bashkëpunime më të madh me Federatën Evropiane.
Krejtësisht në fund ‘timonieri’ i pejanëve ka falenderuar edhe kryetarin e Federatës Shkelzen Domin dhe Drejtoratin për Sport në Pejë, për ndihmën e ofruar klubit të tenisit Peja.