Klubi i Superligës renovon zhveshtoret, ja pamjet e reja

Vushtrria është në fazën e finalizimit të projektit për renovimin e zhveshtoreve në stadiumin “Ferki Aliu”.

Lajmi është konfirmuar nga drejtoresha e Departamentit të Sportit në Komunën e Vushtrrisë, Fatmire Cecelia, përcjellë Gazeta Olle.

“Të dashur qytetarë, ju njoftoj se stadiumi i qytetit “Ferki Aliu” po merr formën e duhur.

Investimet që u bënë dy vitet e fundit në këtë stadium po i japin formën dhe standardin e stadiumeve moderne.

Investimet që u bënë këtyre ditëve në ndërtimin e zhveshtoreve dhe nyjeve sanitare, e bëjnë stadiumin “Ferki Aliu” që t’i afrohet fundit të përmbushjes së kritereve të kërkuara nga FIFA.

Investimet në sport vazhdojnë”, ka shkruar ajo. /Gazeta Olle/