Klubi i njohur kosovar humb miqësoren “nga 2-shi në 1-sh”, asnjëra skuadër nuk njoftojnë që ndeshja u zhvillua

KEK-u dhe Gostivari kanë zhvilluar sot një ndeshje miqësore, për të cilën cuditërisht nuk e kanë njoftuar fare publikun.

Gostivari e ka fituar ndeshjen me përmbysje në pjesën e dytë, 4:3, ndërsa rezultati pas pjesës së parë ishte 3:1 për ekipin nga “Kastrioti”, përcjellë Gazeta Olle.

Asnjë nga klubet nuk e ka paralajmëruar miqësoren dhe s’ka njoftuar për rezultatin, i cili në zhargonin bastoresk ishte “2-sh – 1-sh”.

Kuota për fitoren e mysafirëve në pjesën e parë dhe triumfin e vendësve në përfundim të ndeshjes ishte 13 euro.

Më poshtë ua sjellim kuotat zyrtare nga bastorja internacionale, “bet365”.

Ndryshe, zakonisht kuotat për tipe të tilla, pra “2-1” ose “1-2”, janë shumë më të mëdha.

Të kujtojmë që Gostivari dhe KEK-u kanë marrëdhënie shumë të mira.

Të dy skuadrat kishin zhvilluar ndeshje miqësore edhe para fillimit të këtij edicioni. /Gazeta Olle/