Klubi i njohur evropian nuk ndalet së kërkuari Rashicën

Milot Rashica vazhdon të mbetet njëri nga lojtarët më të pëlqyer për skuadrat italiane.

E përditshmja italiane ‘Tuttosport’, ka shkruar se skuadra e Napolit vazhdon të insistoj për transferimin e kosovarit.

Mesfushori spanjoll, Jose Maria Callejon pritet të largohet nga Napoli gjatë verës dhe alternativë e tij është Rashica.

‘Tuttosport’, ka shkruar se Napoli ka në mendje tre lojtarë për ta zëvendësuar spanjollin por garës i prinë kosovari Rashica.

Serge Gnabry, Amato Cicireti dhe Milot Rashica janë synimet e Napolit për afatin kalimtar të verës.

Rashica ka shkëlqyer në dy vitet e fundit në elitën e futbollit holandez me Vitessen.

Kësisoj për ta bërë të vetin reprezentuesin e Kosovës, Napoli është e gatshme të ofrojë rreth tetë milionë euro.

loading...