Klubi i madh kosovar në Ligën e Parë fillon përgatitjet, kryesia i gëzon lojtarët

Vushtrria ka filluar fazën përgatitore duke kërkuar rikthimin në Superligë.

Ish kampionët e Kosovës që kanë filluar stërvitjet sot, kanë tubuar në vjeshtë 21 pikë, por janë vetëm 5 pikë larg vendit të katërt që dërgon në barazh.

Kryesia e klubit sot ua ka ndarë edhe pagat e dhjetorit, duke treguar korrektësi me pagesat.

Skuadrës i janë bashkuar edhe Dior Zabërgja dhe Nazif Mulaku. /olle/