Klubi i madh kosovar futet në bojkot

Besa e Pejës i prinë tabelës me shtatë pikë të grumbulluara, mirëpo kryesia e klubit nuk u ka qëndruar pranë futbollistëve sa i përket pagave.

Pritja ka marrë fund ndërkohë që lojtarët sot (e mërkurë) janë futur në bojkot.

Insporti.com merr vesh nga burime të sigurta merr vesh se klubi u ka mbetur dy paga borxh futbollistëve ndërkohë që ende nuk janë shlyer një pjesë e kontratave.

Klubi nga Rrafshi i Dukagjinit në këtë edicion po drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

Ky klub nuk arriti që në kampionatin e kaluar ta sigurojë një biletë për ekzistencë në elitë.