Klubi i madh i mëshon shqelm fukarallëkut

Vëllaznimi i ka mëshuar shqelm fukarallëkut.vKlubi gjakovar më në fund ka rënë në duar të sigurta, pasi atë e ka marrë në dorë ish-futbollisti i njohur kosovar Agim Cana, njëherësh babai i legjendës së futbollit shqiptar Lorik Canës.

Kuqezinjtë duket se më nuk do të kenë krizë dhe kryesia e re e ka nisur konsolidimin dhe riorganizimin.

Në fundjavë Vëllaznimi e ka emëruar kreun e shtabit teknik dhe pozitën e trajnerit ia besoi Arsim Gojanit, i cili do ta pasojë të larguarin Ismet Munishi.

Gojani ka kontribuuar shumë si futbollist dhe ka qenë edhe trajner i Kuqezinjve, prandaj atij i është besuar kjo pozitë, edhe pse flitej se gjakovarët mund t’i drejtonte Bylbyl Sokoli, shkruan Zeri.

Ishin tifozët gjakovarë ata që e kërkuan më së shumti Gojanin, i cili dy herë e ka ngritur Vëllaznimin në Superligë. E ky fakt e ka emocionuar tej mase ish-mesfushorin kualitativ.

altik vellaznimi

“Ju falënderohem të gjithëve në qytet, një respekt kaq të madh nuk e kam pritur. Më kanë mbushur me emocione dhe ma kanë shtuar përgjegjësinë. Ka nisur të më dridhet trupi dhe mezi pres ta nis këtë aventurë. Unë kam punuar gati dy vjet me këtë ekip dhe jam i lumtur që po e rifilloj një punë që e kemi lënë në gjysmë. Së bashku mund të bëjmë punë të mirë”, u shpreh fillimisht Gojani për “Zërin”.

Ai tregon se fakti që Vëllaznimin e ka marrë në dorë një njeri si Agim Cana nuk e ka lënë të mendojë dy herë kur i erdhi oferta për t’u rikthyer.

tifozet vellaznimi gjakove

“Vetë fakti se në klub është kyçur një person me seriozitetin që e ka Agim Cana, më ka mjaftuar të them ‘Po’. Është një projekt serioz që nuk do të jetë i ngutshëm, por i sigurt. Një projekt i cili më duket mjaft interesant dhe serioz e që më ka bërë të jem optimist dhe ma ka shtuar dëshirën për t’u rikthyer”, shtoi Gojani.

Synon mbetjen në ligë, ndjek Kupën

Gojani ka filluar të mendojë për ekipin me të cilin do të paraqitet në pranverë. Ai e pranon se ka nevojë për përforcime, por shton se kjo nuk është një periudhë ideale kur mund të bëhen kalimet e futbollistëve.

26730747_1896432717334009_8482600319093067322_n

“Në këtë kohë, në afatin e dimrit nuk është e lehtë të gjenden lojtarë. Por do të bëjmë përpjekje në pozitat që jemi me keq. Mendojmë të përforcohemi. Momentalisht është larguar vetëm Morina. Jam optimist që të gjithë ata që kanë qenë në vjeshtë do të vazhdojnë, me përjashtim në ndonjë lojtari për të cilin klubi nuk ka interes ta mbajë. Përndryshe, me disa përforcime do të mundohemi të kompletohemi dhe të jemi më të fortë në pranverë”, thotë ai.

“Synimet janë të qarta: prioritet kryesor mbetet mbetja në Superligë dhe jam optimist që do t’ia arrijmë. Po ashtu do ta kërkojmë edhe Kupën, pasi niveli i ekipeve është thuajse i njëjtë dhe me pak fat mund t’ia dalim në këtë kompeticion”, nënvizoi trajneri gjakovar.

kuqezinjet e jakoves gjakove vellaznimi