Klubi i Ligës së Tretë me fushë fantastike!

Pushimi nga pandemia koronavirus iu ka bërë shumë mirë fushave të futbollit kosovar.

Përpos fushave të Superligës, në gjendje të mirë janë edhe ato të ligave të ulëta.

Një lexues i Gazetës Olle ka dërguar disa foto në adresë të redaksisë nga stadiumi “Daniel Berisha”, i KF Korenicës nga Gjakova.

Ky ekip garon në Ligën e Tretë, në Grupin A.

Fusha e Korenicës duket në gjendje mjaft të mirë.

Gjithsesi, përpos mungesës së aktiviteteve, meritë ka edhe stafi që përkujdeset për terrenin. /Gazeta Olle/