Klubi i Ligës së Tretë iu jep lojtarëve pagat e plota, falënderon FFK-në dhe sponsorin gjeneral

Klubi i Ligës së Tretë, Vjosa, ka paguar rregullisht futbollistët për muajin mars.

Ata kanë falënderuar FFK-në dhe sponsorin gjeneral, përcjellë “Olle”.

“Edhe pse gjendja jo e mirë financiare e krijuar në vendin tonë nga pandemia covid 19, KF. Vjosa arrin t’i siguroj mjetet financiare për t’i kryer obligimet e veta karshi lojtarëve dhe shtabit teknik.

Duke i’u falënderuar Federatës së Futbollit të Kosovës dhe BA Palace sponsori i ynë gjeneral, u bë e mundur që të realizohen këto pagesa, edhe pse gadishmërinë e kishin disa nga donatorët e klubit për të marrë pjesë në particim, mirëpo kontributi i FFK-së dhe BA Palace, ishte i mjaftuar për realizimin e pagesës.

Shpresojmë që vullneti i mirë i donatorëve tanë, të mirëkuptohet dhe të vazhdon bashkëpunimi i ynë në muajt në vijim.
Duke i’u uruar shëndet për ju dhe familjet tuaja, shpresojmë që në të ardhmen e afërt, t’i kthehemi normalitetit jetësor dhe të dalim triumfues nga ky virus që ka kapluar tërë globin”, njofton Vjosa. /Gazeta Olle/