Klubi i Ligës së Parë me përforcime nga Lugina e Preshevës

Një tjetër skuadër e Anamoravës po bëhet gati për një pranverë të nxehtë futbollistike.

Kika e Hogoshtit që ka filluar organizimin për stinorin pranveror në Ligën e Parë, tashmë ka bërë dy goditjet e para në afatin kalimtar të janarit.

Ekipi që do drejtohet në pranverë nga ish-gardiani i Gjilanit, Enver Sermaxhaj, ka zyrtarizuar ardhjet e reja nga Lugina e Preshevës.

Mesfushori Hasan Bajrami pritet ti mbrojë ngjyrat e hogoshtasve në pranverë, sikurse Urim Aliu, shkruan Gazetasheshi.com.

Fotografia e KF KIKA

Bajrami 19 vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së Tërnocit, ndërkohë Aliu vjen nga Presheva.

Fotografia e KF KIKA

Klubi nga Hogoshti ka paralajmëruar edhe ardhje të reja gjatë këtij afati kalimtar, në mënyrë që të jetë skuadër sa më kompetitive në Ligën e Parë.