Klubi i Ligës së Parë del publikisht në mbështetje të Agim Ademit

Klubi i Ligës së Parë, Vitia, i ka dalë në përkrahje kryetarit të FFK-së, Agim Ademit.

Përmes një njoftimi për shtyp, Vitia ka shkruar që Ademi po e vazhdon rrugën e Fadil Vokrrit, përcjellë Gazeta Olle.

“Vitia mbetet përkrahës i kryetarit të FFK-së z.Agim Ademi deri në përfundim të mandatit.Duke e ditur se përfaqsuesja e Kosovës është në një proces të rendësishëm për kualifikim.

Njëkohësisht duam tja përkujtojm z.Arianit se legjenda e futbollit i ndjeri Fadil Vokrri shumë kohë e mbajti afër vetes z.Agim si nen kryetar të FFK-së, duke e pas parasysh kontributin e Vokrrit ne të gjithë e dim se ai nuk ishte njeri që gabon…

Pse ja besuat para disa muajve të vazhdoj si kryetar i FFK-së, ku përkrahës i z.Ademi ishe edhe ti vet z.Arianit, apo ndoshta tani edhe politika është inspiru të kap edhe këtë institucion sikurse shumë tjera, (larg politika në FFK).

Po i ndëgjojm nëpër tv disa deklarata kinse paska parregullsi në FFK, e ju deri para 3-4 dite ishit pjes e po te njejtit institucion…e çka tash…!!!

Është mirë që të gjithë ne një form apo form tjetër të shtyjm proceset përpara që tnaj ken lakmi të gjithë, për të pasur sukses njeriu duhet te ket durim”.