Klubi i Ligës së Dytë i jel “leksion” Superligës, vendosë reflektorë në stadium

Klubi i Ligës së Dytë, Vjosa, ka njoftuar se në stadiumin e saj në Shtime janë vendosur reflektorët.

Ky shihet si një investim i rëndësishëm në fshatin e atjeshëm, përcjellë “Olle”

“Falë investimeve në stadiumin e qytetit të Shtimes që bënë bashkatdhetarët tanë, konkretisht Kryetari i klubit z. Avdi Sadiku dhe Komunës së Shtimes, stadiumi i qytetit po merr çdo ditë e më shumë formën që e meriton.

Sot fillojë ndriqimi i stadiumit. E falënderojmë Kryetarin e Komunës dhe Drejtorin e Kulturës Rinisë dhe Sportit për përkrahjen e vazhdushme”, thuhet në faqen zyrtare të KF Vjosa.

Fotografia e K.F Vjosa - ShtimeFotografia e K.F Vjosa - Shtime