Klubet tjera dhanë dhjetëra miliona euro, Juventusi e merr pa asnjë cent super-futbollistin

Juventus nuk heq dorë nga Emre Can, kontrata e të cilit me Liverpool skadon në qershor.

Siç ka bërë të ditur e përditshmja Italian “Tuttosport”, gjatë fundjavës që sapo lamë pas ka patur kontakte të tjera mes bardhezinjve dhe menaxherit të gjermanit në Milano.

Qëllimi i Juventus është që ta marrë lojtarin në qershor, por duhet të mposhtë konkurrencën e Chelsea, Manchester United dhe Bayern Munich.

Can do të ishte një përforcim i rëndësishëm për “Zonjën”, duke parë se do të merrte një mesfushor 23-vjeçar me vlerë 20 milionë euro me kosto zero.

Në këtë sezon, Emre Can ka luajtur trembëdhjetë ndeshje në të gjitha kompeticionet me Liverpool.

Ai ka realizuar dy gola dhe duke dhënë dy asiste.

Image result for emre can