Klubet ndryshojnë orarin, duan ta shohin ndeshjen Prishtina – Drita

Dueli ndërmjet Prishtinës dhe Dritës nuk është atraktiv vetëm për tifozët.

Edhe futbollistët e Besës nga Irzniqi janë të interesuar për ta parë ndeshjen, ndaj edhe kanë ndryshuar terminin e ndeshjes së fundjavës, vetëm e vetëm për ta parë këtë ndeshjes, raporton Gazetasheshi.com.

Të dielen ekipi i Besës që bën gara në Ligën e Dytë ka vendosur të kërkojë ndryshimin e terminit të ndeshjes me Dejnin, pasi që futbollistët e saj kërkojnë ta shohin ndeshjen ndërmjet Prishtinës dhe Dritës, duel ky që pritet të zhvillohet në Pejë.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë drejtuesit e klubit nga Irzniqi që përmes faqes zyrtare kanë deklaruar:

Dueli ndërmjet Besës dhe Dejnit pritet të fillojë nga ora 13:00, ndërkohë më pas futbollistët do marrin rrugë drejt Pejës për ta përcjellur duelin ndërmjet Prishtinës dhe Dritës që pritet të përcaktojë fituesin e titullit kampion për këtë edicion.