Klubet kosovare me “sy e veshë” te FFK, e presin sot këtë lajm

Sot më 30 tetor, në orën 13:00, në selinë e FFK-së në Prishtinë do të bëhet tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.

Në këtë rreth krahas skuadrave të Ligës së Dytë të cilat i kaluan me sukses ndeshjet e rrethit të parë, do të përfshihen edhe skuadrat e Ligës së Parë.

Kjo i bie që në këtë rang garash mund të kemi përballje me të forta me skuadra më cilësore.

Tani dihet edhe data e zhvillimit të ndeshjeve.

Takimet e këtij rrethi do të zhvillohen të mërkurën, më 1 nëntor.

Gazeta do t’ju mbajë të informuar me kohë me të rejat rreth shortit.