Klubet e Superligës caktojnë miqësore, të shtunën na pret kjo super ndeshje

Trepça ’89 që tani është nën drejtimin e Gugash Maganit e ka caktuar miqësoren e parë për këtë vit.

Kampionët aktual do të takohen me Flamurtarin të shtunën.

Ende nuk është caktuar se ku do të zhvillohet ndeshje, shkaku i kushteve atmosferike.

trepca 89

Mundësia e parë është stadiumi ‘Riza Lushta’ ndërsa opsioni tjetër është fusha ndihmëse me bari sintetik në ish-Fidanishte (afër Bamex).

Ndeshja fillon në ora 13:00.

Flamurtari dhe Trepça ’89 janë përforcuar me disa lojtarë dhe do t’i provojnë pikërisht në këtë ndeshje. /Gazeta Olle/

flamurtari