Klopp u frikësua shumë për Reusin

Jurgen Klopp tha se kishte menduar që Marco Reus e kishte thyer këmbën e tij, kur e kishte parë atë që ta lëshonte fushën në gysmën e pjesës së parë kundër Dynamo Dresden në ndeshjen e vlefshme për DFB-Pokal.

Yll i Dortmundit, Reus, shkoi në zhveshtore për të u trajtuar nga doktori I klubit, por një ekzaminim i mëtejshëm zbuloi se ai kishte pësuar vetëm një goditje të lehtë në gjurin e tij.
Sidoqoftë, Klopp është zemëruar dhe pas ndeshjes foli për frustrimet e tij me zyrtarët dhe stafin e tij mjekësor.”Nëse kjo është e vërtetë, dhe Marco ka ventëm një lëdim të lehtë, kjo ka qenë një natë e mirë”, tha ai për Sky.
“Unë duhet të jem i zemëruar, sepse të gjithë më shikonin sikur ai kishte një këmbë të thyer. Unë jam një person i thjeshtë dhe nëse dikush më shikon ashtu unë besoj që lojtari e ka thyer këmbën”.
“Unë shpresoj se herën tjetër ata do të informojë mua më shpejt kur lëndimi është vetëm një gërvishje”, përfundoi Klopp.
Lëndimi i Marco Reus nuk duket aq i rëndë sa u than ë fillim, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për ndeshjet e radhës.