Klopp tregon fajtorin pas ndeshjes, futbollisti i Cityt është dashur të përjashtohet

Pas ndeshjes Manchester City-Liverpool ka folur edhe trajneri gjerman Jurgen Klopp, shkruan Gazeta Olle.

“Ishte një presion i madh, lojë shumë intensive. Ne ishim të pafat në momentet tona të përfundimit para golit. Ishim më të pafat se City, mund të them”, deklaroi.

Ai foli edhe për një moment të ndërhyrjes së kapitenit të Cityt, Vincent Kompany ndaj Salahut. “Më pëlqen vërtet Vincent Kompany, por si nuk ishte ai një karton i kuq? Ai është lojtari i fundit dhe ai futet. Nuk është e lehtë për gjyqtarin dhe ai nuk mund ta shohë atë si e pash unë”, shtoi tutje Klopp.

“Me pak më shumë fat ne mund të mbyllnim ndeshjen 2:2, e cila do të ishte e përkryer për ne”, përfundoi Klopp.