Klopp sqaron situatën për mos-aktivizimin e Shaqës në katër ndeshjet e para të Premierligës

Jurgen Klopp ka këmbëngulur që Xherdan Shaqiri është pjesë e planeve të skuadrës së tij për Liverpoolin këtë edicion.

Futbollisti i Kombëtares së Zvicrës nuk është paraqitur në asnjë ndeshje këtë edicion në Premierligë, përcjell Gazeta Olle.

Shaqiri është përfolur për një transferim larg “Anfield” këtë verë, por Klopp ka premtuar minuta për të.

“Shaqa po stërvit mirë, kjo është situata e tij”, tha Klopp për liverpoolfc.com.

“Janë katër javët e para të stinorit, kështu është situata. Kjo është ndoshta periudha më e vështirë për lojtarët që nuk luajnë”, përfundoi Klopp.