Klopp pas yllit të Serie A, gati 80 milionë euro

Edhe Liverpooli e do Fabian Ruizin

Pas Real Madridit e Barcelonës, edhe Liverpooli ka shfaqur interesim për mesfushorin spanjoll te Napolit, Fabian Ruiz.

Sipas mediave britanike, Fabian Ruiz do të jetë objektivi kryesor i merkatos së Liverpoolit këtë verë, me Klopp që ka gati një ofertë prej 80 milionë eurosh për Napolin, shifër kjo që pritet të bindë presidentin De Laurentiis.

Fabian Ruiz ka një qarkullim brilant të topit, është shumë i aftë në driblime dhe ka një goditje “të frikshme” nga distanca, gjë që e ndihmon të shënojë disa gola në sezon, cilësi këto që momentalisht nuk i ka asnjë futbollist i Liverpoolit.

Përveç kësaj, Liverpooli ka vuajtur me mesfushorë këtë sezon, me lëndime të shpeshta të Keita, Fabinho, Chamberlain.

Ruiz pak a shumë shihet si lojtar i stilit të Philippe Coutinhos, të cilin Liverpooli deri më tani s’ka mundur ta zëvendësojë.