Klopp nuk ndryshon, spektakël pas finales: Gazetari nuk përmbahet dot

Liverpool është fitues i Superkupës së Evropës për edicionin 2018/19.

“Reds” fituan sfidën ndaj Chelseat me penallti 5:4, përcjellë “Olle”.

120 minutëshi u mbyll baras, 2:2, ku pamë lojë dinamike e me shumë raste për dy ekipet.

Blutë kaluan në epërsi me Giroud, por Liverpool përmbysi rezultatin me dy golat e Mane.

Megjithatë, Jorginho realizoi nga penalltia për të dërguar ndeshjen në 11-metërsha, ku triumfoi skuadra e Klopp.

Gjermani ishte i papërmbajtshëm pas ndeshjes.

“Adriannnnn! Sikur Rocky”, tha ai me mahi para kamerës së BT Sport. /Gazeta Olle/