Klopp: Kam lexuar për Shaqirin dhe serbët, ja pse e lash në shtëpi

Tashmë është konfirmuar, Xherdan Shaqiri nuk do të udhëtojë në Beograd për ndeshjen kundër Crvena Zvezdas në Ligën e Kampionëve.

Jurgen Klopp konfirmoi para ndeshjes se Shaqiri nuk do të luajë shkaku i tensioneve që mund të sjellë prezenca e tij.

“Dëshirojmë që të jemi të respektueshëm dhe të shmangim vëmendjen. Shaqiri nuk është i përfshirë dhe ai e pranon dhe e kupton këtë. Shaq është lojtari ynë, dhe ne e duam, ai do të luajë për ne në shumë ndeshje, por jo të martën”, tha Klopp.

“Kemi dëgjuar dhe lexuar për spekulimet se çfarë pritje mund t’i bëhet Shaqirit atje, dhe përkundër faktit se nuk kemi asnjë ide se çfarë do të ndodhte, dëshirojmë të shkojmë atje dhe të fokusohemi vetëm në futbollin dhe të mos mendojmë për asgjë tjetër”, theksoi Klopp.

“Ne jemi Liverpooli, jemi klub i madh, një ekip i futbollit dhe nuk kemi ndonjë mesazh përtej kësaj. Nuk kemi ndonjë mesazh politik, absolutisht. Duam të fokusohemi në një ndeshje të mirë futbolli, të liruar nga çkado tjetër”, përfundoi Klopp.

Në ndeshjen e parë, tifozët e Zvezdas e kishin sharë dhe fyer Shaqirin në ‘Anfield’.

Takimi i nesërm luhet me fillim nga ora 18:55, në stadiumin ‘Marakana’ të Beogradit.