Klopp ka dy fjalë për Behramin

Valon Behrami u rikthyer nga lëndimi i gjatë që e mbajti jashtë fushave për disa muaj dhe luajti ndeshjen e parë në vitin 2015.

Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane ishte titullarë ndaj Borussia Dortmundit, në një takim që përfundoi në barazim pa gola 0-0.

Valoni si gjithnjë ka rolin në fushë për ndërprerjen e aksioneve, mirëpo nganjëherë bënë edhe ndërhyrje të ashpra siç ishte ajo kundër lojtarit të Dortmundit, Mikhtaryan.

E trajneri i Borussia Dortmundit, Jurgen Klopp ka thënë se Behrami u desh të përjashtohej por gjyqtari gaboi.

“Rëndësi ka që kemi një pikë më shumë. Na mungoi efikasiteti në ofensivë. Por, ajo që ka më shumë rëndësi është që nuk pati dëmtime dhe që jemi përmirësuar në defensivë. Ne kishim mundësi të fitonim, por gjyqtari Gagelman gaboi që nuk e ndëshkoi me të kuq Behramin në faullin ndaj Mikhitarjan”, deklaroi Klopp