Klopp do të pushojë një vit

Nga Gjermania vjen një lajm i bujshëm për Jurgen Klopp, ku gazeta gjermane “Bild” e ka nxjerrë një shkrim për të ardhmen e trajnerit Jurgen Klopp.

Sipas këtyre informacioneve, Klopp ka vendosur që të pushojë një vit, pas largimit nga Borussia Dortmundi.

Në këtë mënyrë, ai nuk do t’i thotë “po” ofertës së Real Madridit apo të ndonjërës prej skuadrave të Premierligës. /Gazeta Olle