Klop për gjyqtarën femer të Superkupës: Mamaja do të inatosej me mua…

Sot nga ora 21:00, do të luhet finalja e Superkupës së Evropës.

Liverpool dhe Chelsea do t’i masin forcat në Stamboll, shkruan GazetaOlle.

Por e veçanta e kësaj ndeshje është se do të gjykohet nga një gjyqtare femër.

Stephanie Frappart është emri i gjyqtares kryesore të këtij takimi.

Image result for Stephanie Frappart

E trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klop nuk ka shpëtuar pa ndonjë ‘tallje’ ndaj Frapparit.

“E vështirë që të përmbash emocionet në një përballje të tillë. Por unë do të mundohem të paraqes një figurë të mirë, pasi mamaja do të inatosej me mua. Nuk është hera e parë për mua që të shoh një gjyqtare femër, pasi kam parë shumë raste të tilla në Gjermani”, ka thënë Klop.

Image result for jurgen klopp