Klitschko: Fury, njeri që nuk respekton femrat

 9 Korriku po afron. Në Manchester në këtë datë do të vihet në skenë një tjetër përballje titanësh mes Tyson Fury-it dhe Vladimir Klitschkos.

Kampioni britanik i peshave të rënda i cili pak ditë ka bërë të ditur transferimin e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar deri tani 25 ndeshje si profesionist ,të cilat i ka fituar të gjitha madje 18 prej tyre me knock-out.

Nëntorin e kaluar Fury i surprizoi të gjithë duke i rrëmbyer ukrainasit Klitschko titullin Botëror të peshave të rënda në Boks pasi triumfoi ndaj tij në Dyseldorf të Gjermanisë. 11 vjet pa pësuar asnjë humbje kishte Klitschko por përballë një Tyson Fury në superformë, gjigandi ukrainas i ringut nuk mund të evitonte dot disfatën. Në Manchester 40-vjecari ukrainas do të kërkojë revanshin ndaj boksierit britanik, por Klitschko i trembet aq shumë Tyson Fury-it saqë në disa deklarata të tij për mediat e ka sulmuar 27-vjecarin aty ku atij ndoshta i dhemb më shumë.

Për ta shpërqëndruar sa më shumë rivalin e tij Klitschko është shprehur se Fury është një person që nuk di të sillet me femrat dhe nuk respektojnë gay-it dhe hebrenjtë, duke iu referuar deklaratave të kampionit të Botës për peshat e rënda. Fury duhet të skualifikohet shtoi Klitshcko pasi ai nuk ka respekt për njerëzit, dhe sporti do të ishte më i mirë pa të. Kam mbetur i shokuar kur kam dëgjuar frazat e tij nënvizoi në përfundim Vladimir Klitschko.