Klasikja Vëllaznimi-Prishtina, ja kur zhvillohet finalja e madhe

Vëllaznimi-Prishtina është klasikja e futbollit kosovar që vjen në sfidën finale të Kupës së Kosovës.

Gjakovarët eliminuan Drenicën sot, ndërsa prishtinasit rrëzuan Vushtrrinë në vazhdime, përcjellë Gazeta Olle.

Ndeshja do të luhet më 27 maj, ditë e diel.

Gjasat janë që të zhvillohet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, por nuk dihet ende se a do të jetë gati ai, sidomos pas vërejtjeve të fundit të inspektorëve të UEFA-s. /Gazeta Olle/