Kthehet futbollisti i cili e shkroi historinë me Feronikelin

Futbollisti kosovar Lapidar Lladrovci e shkroi historinë me klubin e Feronikelit, duke e ngritur trofeun e titullit kampion me këtë skuadër, për herë të parë, dy vite më parë raporton Gazetaolle.com.

Lladrovci asokohe shkëlqente me paraqitjet e tij në elitën e futbollit kosovar derisa së fundmi bëri karrierë edhe të Kukësi në Kategorinë Superiore Shqiptare.

Për shkak të disa mos-pajtimeve me klubin kuksian, qendërmbrojtësi kosovar u largua nga klubi derisa që nga muaji korrik, nuk është angazhuar në asnjë ekip. “Kam qenë i lënduar andaj nuk kam luajtur gjatë kësaj kohe”, deklaron Lladrovci.

Ai thotë për Gazetaolle.com se do ti’ kthehet futbollit në muajin janar. “Do të kthehem në janar. Kam disa oferta të cilët jam duke i shqyrtuar. Në janar do të behëm me ekip të ri”, ka thënë Lapidar Lladrovci pa përmendur emra klubesh. /Gazetaolle.com