Kryetari i Podujevës me deklaratë të ashpër pas tensioneve mes Llapit dhe Kadri Veselit

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka reaguar pasi që lideri i PDK-së, Kadri Veseli, u ndalua që të vizitojë nga afër klubin e Llapit në futboll.

Ishte Nexhat Dumnica, kryetar i Llapit i cili nuk e lejoi ish-kryetarin e Kuvendit të hyjë në zhveshtoret e llapjanëve.

Sipas Agim Veliut, nga Veseli duhet më shumë përgjegjësi e jo protagonizëm.

Ky është postimi i tij i plotë:

Ekzaltuar fjalimi, e impresione fushate mësyu me hygjym zhveshtoren e klubit rival.
Thuase fanela që mbante veshur i garantonte këtë të drejtë!
Veç mendimit të mirë për Kosovën e Mitrovicën, lypset edhe më shumë.
Përgjegjësi, jo protagonizëm.
Vendimmarrje mbështetur në ligj dhe jo turravrap e karagjozllëk!
Këndej mbi tokë, e në diell, loja ka rregulla zotëri kandidat!