Kryetari i Ballkanit investon edhe në klubin tjetër të njohur vendor

Nuk është hera parë e me shumë gjasë s’do të jetë as e fundit në futbollin kosovar.

Një kryetar që drejton një klub kosovar, fillon të investojë edhe në një tjetër, përcjellë Gazeta Olle.

Bëhet fjalë për kryetarin e Ballkanit, Arsim Kabashin, i cili është edhe pronar i firmës “Cima Construction”, sponsor që po e mbanë gjallë e fuqishëm klubin nga Suhareka.

Kjo firmë ka nisur të investojë edhe në klubin e Fushë Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për “Olle” nga zyrtarët e klubit.

Ndryshe, Fushë Kosova aktualisht është në Ligën e Dytë.

Ky klub mbështetet vazhdimisht nga tifo-grupi Pampurat.

Fushë Kosova prej kohësh ballafaqohet me probleme të shumta financiare, ashtu si shumica e klubeve tona. /Gazeta Olle/