Kosova U21 sot shkruan historinë, ja orari i ndeshjes debutuese ndaj Irlandës

Kosova U21 sot e zhvillon ndeshjen e parë zyrtare në arenën ndërkombëtare, ku sfidon Irlandën në kuadër të kualifikimeve për Euro 2019.

Sfida zhvillohet në Dublin në ora 14:00 sipas kohës lokale në vendin tonë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Kjo do të jetë një sfidë shumë e vështirë, marrë parasysh që irlandezët janë një kundërshtar shumë i fortë sidomos në aspektin fizik dhe plus kësaj, luajnë në shtëpi.

Olle do t’ju mbajë të informuar me më të rejat që do të vijnë nga Dublini.