Kosova lëshon dy pikë, Çekia mund Bullgarinë: Kjo është tabela e Grupit A

Kosova nuk arriti më shumë se një barazim ndaj Malit të Zi, në sfidën kualifikuese të zhvilluar në Podgoricë.

95-minutëshi u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1, përcjellë Gazeta Olle.

Kosova kaloi në epërsi me golin e Milot Rashicës, mirëpo një lëshim në mbrojtje në pjesën e dytë i kushtoi me gol.

Gabimin e Kosovës e ka shfrytëzuar Çekia, që ka fituar ndaj Bullgarisë si vendëse.

Rezultati final ishte 2:1 dhe pas sfidave të dyta, Kosova është në vendin e katërt në grup. /Gazeta Olle/