Konfirmon futbollisti pejan: Do të largohem nga Besa

Futbollisti kosovar, Adis Salihi, në korrik të këtij viti iu bashkua Besës së Pejës pas një aventure në Ishujt Maldive, Malajzi, transmeton GazetaOlle.com.

Salihi pret që shumë shpejt sërish ta lëshojë Kosovë për një aventure të re jashtë vendit.

Ai thotë për GazetaOlle.com se ofertat nuk i mungojnë.

“Kam disa kontakte me një ekip në Ligën e Dytë të Tailandës dhe në Malajzi, mirëpo më së afërmi jam në një klub të Ligës së Dytë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E kam marr vizën 3-vjeçare dhe në fund të vitit do të udhëtojë për në Amerikë”, ka thënë Adis Salihi për GazetaOlle.com.

Fotografia e Adis Salihi Image result for adis salihi

Tutje, Salihi foli edhe për synimet që ka me klubin nga Peja në këtë sezon. “Synimet me Besën jam mbetja në Superligë pse jo nëse na jepet mundësia të pretendojmë diçka më shumë. Duke e pasur parasysh edhe rrethanat në klub dhe fondin e futbollistëve dhe aspektin financiar, duhet të jem i kënaqur”, shtoi sulmuesi Adis Salihi. /Gazeta Olle/

 besa prishtina besa