Kololli “bishë” edhe në miqësoret para-sezonale: Asiston, shënon dhe bie në sexhde!

Zuerichi ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në miqësoren ndaj Leipzigut.

Gol në këtë takim ka realizuar edhe reprezentuesi kosovar, Benjamin Kololli.

Ai e shënoi golin e parë të takimit në minutën e 13-të.

Ndërkohë, golat e tjerë për zviceranët u realizuan nga Assan Ceesay (17’), Simon Sohm (29’) dhe Izer Aliu (64’).

Golin e vetëm për gjermanët e shënoi Emil Forsberg nga penalltia në minutën e 82-të.