Këngëtari nga Shkupi është tifoz i flaktë i Cristiano Ronaldos (FOTO)

Këngëtari nga Shkupi, Florian Beqiri, njihet si tifoz i flaktë i futbollit, përcjellë Gazetaolle.com.

Këngëtari të cilin e njohin të gjithë me hitit ‘Ngjyra e Kuqe’, në një prononcim për Gazetaolle.com zbulon se merret me sport. “Me sport merrem tre herë në javë dhe më pëlqen pa masë. Padyshim se i përcjellë të gjitha sportet, por më së shumti futbollin”, deklaron Florian Beqiri.

“Të gjithë e dinë se jam fans i flaktë i Cristiano Ronaldos i cili është ndër lojtarët më të mirë në botë”, potencoi Floriani. /Gazetaolle.com