Kjo skuadër shqiptare ka luajtur me fanella të Interit në vitin 2000

Në futbollin shqiptar kanë ndodhur çudira nga më të ndryshmet.

Vite më parë ishte tepër e vështirë të flitej për nivele profesioniste, teksa gjendja në kategoritë e ulta ishte deri diku e mjerueshme.

Pavarësisht kohës që nuk të ofronte shumë mundësi, pasioni për futbollin ishte mjaft i madh, shkruan “Panorama Sport”.

Në disa foto të siguruara para viteve 2000 shihet skuadra e Butrintit të Sarandës, që ka arritur të militojë edhe në Kategorinë e Parë, duke luajtur me fanellën e Interit. Një realitet sa i çuditshëm aq edhe i hidhur.

Butrinti me fanellat e Interit