Kjo skuadër e Series A është afër Immobiles

Sulmuesi italian i Borussia Dortmundit, Ciro Immobile, mund të kthehet në kampionatin italian te Lazio.

Sipas informacioneve të fundit nga mediat italiane, Lazio momentalisht është favorit për ta transferuar Immobilen, por shumë do të varet nga kualifikimi i kryeqytetasve në Ligën e Kampionëve, pasi që një gjë e tillë do t’i shtonte të ardhurat në shtëpinë bardhekaltër.

Immobile po kërkohet edhe nga Milani dhe disa skuadra tjera të Series A, por Lazio i Igli Tares është në ‘pole-position’. /Gazeta Olle